Të restaurohet shtëpia historike ku u krijua Komiteti për “Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës”

Premte, 01 May 2020 18:36

Nga Jahja LLUKA

Të rralla janë objektet historike të cilat i mbijetojnë kohës, dhe është e dhimbëshme mosvetdijësimi dhe mos përkujdesja institucionale, për objekte të tilla. Nën hijen e kohës, ka mbetur edhe objekti ku është krijuar “Komiteti për Mbrojtjen Kombëtaretë Kosovës”.

Andaj duke pasur respekt ndaj veprëssë KMKK në krye me patriotët e saj, është e domosdoshme që ky objekt në Shkodër të restaurohet, sepse vetëm kështu mund të ju lëmë nën kujtesë brezave që vijnë të kaluarën tonë me plotë lavdi.

Harresa dhe mosrespekti për të kaluarën, nga ana e institucioneve përkatëse krijon kushte të pafavorshme në opinion brenda dhe jashtë vendit. Kështu, ne duhet të kthejmë sytë dhe kokën shpeshherë për t’i kushtuar vëmendje objekteve kulturore dhe historike, që na bëjnë krenar si popull duke e ngritur lartë luftën tonë për lirinë dhe pavarësinë.

Nga Konferenca e Londrës me 1913, më shumë se gjysma e terriotreve shqiptare iu dhuruan Greqisë dhe Serbisë. Edhe pse më 28 nëntor u shpallë Pavarësia e Shqipërisë, gjysma e popullsis autoktone shqiptare mbeti nën sundimin sllav. Duke parë vuajtjet dhe padrejtësitë që ushtroheshin ndaj popullatës civile shqiptare, atdhetarët Bedri Pejani, Sali Rama ,Sali Nivica, Niman Ferizi, Halim Gostivari, Bajram Curri dhe Hoxhë Kadri Prishtina,

Më 1 maj 1918, krijojnë Organizatën politiko-atdhetare “Komiteti për Mbrojtjen Kombëtaretë Kosovës”,shkurt KMKK. Të pakënaqur me vendimet e Konferencës së Londrës me 1913, patriotët shqiptarë, vazhduan në betejën e tyre diplomatike ndaj shteteve evropiane, duke kërkuar të drejtat themelore të shqiptarëve të shtypur e të përndjekur. Kështu, nga Shkodra e lashtë fillon veprimtaria e cila në vetëvete ngërthen një mision madhor sa human dhe hyjnor, i cili bëhet shpresë për ëndrrat e mohuara shqiptare. Programi i KMKK-së, kishte dhjetë pika kryesore të cilat përmbanin kërkesat që ndërlidheshin me çështjen shqiptare në Ballkan.

Në Kuvend merrinin pjesë edhe 10 anëtarë në cilësinë e nderit pa të drejtë vote. Pas një debati tri orësh do të zgjedhet KMKK me këtë përbërje: Hoxhë Kadri Prishtina - Kryetar, Hysni Curri - Nënkryetar, Halim Gostivari - Nënkryetar (të dy përgjegjës për luftë të armatosur) dhe Bedri Pejani- Sekretar. Anëtarë të komitetit u zgjodhën: SaliGjuka, Isuf Veseli, Sadik Ramë Deçani, Neshi Hoxhë Sadiku, Avdush Kastrati,Jahja Begolli, Hamdi Zajmi, Niman Ferizi, Rrok Perolli, Tahir Zajmi, Kahreman Begolli dhe Ibrahim Gjakova-Çaushi.

U zgjodhën edhe anëtarët e nderit: Hasan Prishtina (mungonte sepse ishte në Vjenë, ku kishte shkuar me 36 prijës shqiptarë për të vizituar Familjen e Franc Jozefit që kishte vdekur kohë më parë) Bajram Curri, Mehmet Delia, Azem Bejta, Naxhip Draga, Aqif Blyta, Ramë Vllasa, Ilaz Raçaku, Nak Berisha, Dan Doroci.

Për KMKK,sekretar Bedri Pejani, Zëv. Kryetari Hysni Curri. Aktivitetet e KMKK, u shtrinë përgjatë trevave brenda dhe jashtë, të cilat mbetën nën sundimin e huaj. Qëllimi ishte të mbrohej populli i Kosovës i cili më së shumti përjetoi gjenocidin serbo-sllav, pasi që u shkëput me dhunë nga trungu amë. Poashtu, kthimi i të gjitha trojeve shqiptare të coptuara nën një ombrellë, në Shqipërinë Natyrale. Vepra e KMKK,shënoi një pikë kthese në kohërat e vështira për kombin tonë.

Përmes kësaj veprimtarie u rikthye shpresa për popullin, vullneti për të mos u dorëzuar nën sundimin serbo-sllav i cili kishte pasoja fatale për mijëra shqiptarë të pafajshëm. Përmes KMKK, u dëshmua edhe njëherë para Fuqive Evropiane se populli shqiptarë nuk njehë dorëzimin dhe se e drejta e tij për liri dhe pavarësi do të triumfoj pavarësisht rrethanave.

Gjatë vizitës së Kryeministrit Haradinaj me stafin e tij në Shkodër u morë vendim që shtëpia nga ku është themeluar KMKK, të restaurohet me financimin e dy Qeverive Shqiptare dhe Bashkia e Shkodrës. Fatekeqesishte gjendja nuk ka leviz tani edhe rrezikohet godina me rrenim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...