Një mardhënie me mundësi të reja është ajo midis Serbisë dhe Turqisë.
“Serbia dhe Turqia kanë shumë çështje të përbashkëta, që nga politika deri tek ekonomia.” Kështu ka deklaruar Presidenti i Serbisë, Aleksandër Viçiç teksa shtoi se turqit janë turistët më të mëdhenj në Serbi.
“Nga shkaku i Turqisë ne kemi fabrika nga Vladiçin Han, deri në Krupan, ndërsa së shpejti do të këmi fabrika edhe me 300 punëtorë” ka deklaruar Vuçiç.
Madje ai ka përmendur edhe marrveshjen për tregti të lirë me Turqinë.
Këto deklarata kryeministri serb i ka dhënë në një kohë kur pritet që ai të vizitojë turqinë më 7 maj.
Vuçiç ka pranuar edhe se periudha e ardhshme do të jetë e rëndë për Serbinë, si pasojë e presionit të ndërkombëtarëve.