Do të ishte një sukses tejet i madh nëse Serbia dhe Kosova arrijnë kompromis, sepse Kosova është “afër arritjes së realizimit të pavarësisë së saj”. Kjo është deklarata e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçic i cili , ka theksuar përsëri se shteti serb asnjëherë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës- por dëshiron kompromis, duke rrezikuar seriozisht negociatat me BE, pasi ndërkombëtarët tashmë ia kanë bërë të qartë Serbisë se nuk do ketë anëtarësim, pa gjetur gjuhën e përbashkët me Kosovën.
Sipas Daçiç, Serbia është duke mbijetuar falë miqve të saj të vjetër, kurse komuniteti ndërkombëtar e sheh Kosovën si një çështje që mund të zgjidhet dhe “nuk dëshiron që të flasë për të”.
Kështu Daçiç i është referuar Rusisë, kur ka thënë se është e vetmja zgjidhje që ka ndihmuar në mbijetesën e Serbisë.
“Edhe nëse dikush thotë se nuk do të ketë anëtarësim në BE-në për ne, Serbia nuk mund ta pranojë shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Po pyes a pajtohen të gjithë me këtë që e thashë. Nëse pajtohen, atëherë le ta shkojmë në këtë rrugë, në vend që nesër ata të thonë “Vuçiç dhe Daçiç udhëhoqën një politikë të konfrontimit ndaj BE-së,”
Daçiç e sheh si vështirë të mundur arritjen e një marrëveshje juridikisht të obligueshme në mes të dy palëve, deri në fund të këtij viti. Këtë mendim, Daçiç e ka mbrojtur duke thënë se qëndrimet e të dy vendeve janë shumë larg njëra-tjetrës. Ai ka shtuar se Serbia duhet të jetë e gatshme lidhur me atë se çka mund të ndodhë.