Kisha Ortodokse e Serbisë paralajmëron Vuçiçin të qëndrojë larg konfliktit me Kosovën

Premte, 11 May 2018 18:56

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është vënë në vështirësi nga Kisha Ortodokse e Serbisë dhe ka thënë se ka gjatë gjithë ditës që po mendohet për një përgjigje: propozimi që i ka bërë kisha, nuk është real.

“E kam lexuar deklaratën e tyre disa herë. I kam parë të gjitha dhe i respektoj të gjitha, por nuk e kam parë zgjidhjen. A është zgjidhja ajo që t’i mohojmë të gjitha, të jemi kundër të gjithave, te kemi konflikt të ngrirë dhe të presim një kohë më të mirë. Cilën kohë, kur në Serbi do të jemi 5 apo 3 milionë (banorë). Kur të gjithë do të ikin jashtë vendit ose kur të gjithë do të na ikin 50 vjet përpara”, ka thënë Vuçiç.

Kisha Ortodokse Serbe kishte theksuar se pavarësisht që Serbia nuk duhet ta njohë pavarësisë e Kosovës, duhet të qëndrojë neutral, për të mos krijuar konflikte.

“Kjo është diçka shumë joreale…nuk do ta përdorja asnjë fjalë të rëndë ndaj Kishës pasi nuk kam të drejtë e as guxim. Të gjithë flasin për tokën e shenjtë por askush nuk po shkon të jetojë në atë tokë”, ka thënë Vuçiç.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...