11 pikat e “Planit të Washingtonit” që shuajnë shpresat e Serbisë për Kosovën

Diel, 13 May 2018 09:26

 Mediat serbe kanë publikuar një dokument, të ashtëquajtur   “Plani i mbështetjes së integrimit ndërkombëtar të Kosovës”, i cili u miratua në Washington nga vendet e QUINT-it (SHBA, Gjermania, Franca, Britania dhe Italia).

Sipas mediave serbe, në 11 pikat e miratuara në mënyrë të detajuar është hartuar plani i pavarësisë së plotë të Kosovës dhe ndarja e Serbisë dhe Rusisë.

Pika kryesore të “letrës së Washingtonit”, janë sovraniteti i plotë i Kosovës dhe anëtarësimi në Kombet e Bashkuara, pastaj presioni mbi të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën, dhe lobimi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që të hiqen krejtësisht,  apo të mbyllen për opinion mbledhjen e rregullta Këshillit të Sigurimit për Kosovën.

Në letër potencohet edhe qëllimi për të shuar çdo nismë për ndarjen e Kosovës, marrja e çfarëdo kompetencash të mundshme ekzekutive të Bashkësisë së Komunave Serbe, pranimi i Kosovës në Interpol, UNESCO, Këshill të Evropës, Organizatën Botërore të Doganave, si dhe presionit ndaj vendeve të cilat mendojnë për të tërhequr njohjen e Kosovës.

Ndër pikat e këtij plani, sipas mediave serbe,  është edhe  shtimi i kushtëzimit ndaj Serbisë për hapjen e kapitujve në bisedimet me BE-në,  presioni në vendet fqinje për të hapur mosmarrëveshjet bilaterale me Serbinë, veçanërisht rreth kufijve… si dhe ‘tjerrja’ e aferave kundër presidentit Aleksandar Vuçiq dhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, si dhe ndarja më e madhe mjeteve për korpusin e organizatave joqeveritare të cilat kundërshtojnë autoritetet në SerbI

Siç thuhet,  Daçiç, ka thënë se para hartimit të planit është krijuar një trup i veçantë – Grup Punues për njohjen dhe pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, kurse takimin e ka kryesuar Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Mattheë Palmer, kurse dokumenti është hartuar në bashkëpunimi me Katherine Bondi, një zyrtare në zyrën për Kosovën në Departamentin e Evropës Juglindore dhe Qendrore pranë byrosë së Departamentit të Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë.

Ai shpjegoi se autoritetet e Prishtinës kanë angazhuar një agjenci lobimi nga Francë, e cila udhëhiqet nga një ish-ministër i jashtëm francez, që ndihmon Kosovën të marrë më shumë njohje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...