×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Vuçiç e pranon: Pavarësinë e Kosovës e kemi “vulosur” vetë

Diel, 13 May 2018 15:29

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç thotë se nuk ka frikë nga sanksionet e mundshme të Perëndimit në procesin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës, por më shumë e shqetësojnë problemet e tilla, siç është ikja e popullit nga Serbia dhe shkalla ulët e lindshmërisë.

Në një qëndrim ndoshta të papritur, ai thotë se vet Serbia, me politikën e saj të gabuar, e ka vulosur Pavarësinë e Kosovës. Vuçiç ka kujtuar se, për këtë situatë dhe rrethanat shumë të këqija në të cilat po zgjidhet çështja e Kosovës, “jemi deri diku vet përgjegjës, duke pasur parasysh politikën e gabuar të Serbisë dhe disa lëvizje, me të cilat praktikisht kemi vënë vulën në zarfin e Pavarësisë së Kosovës”.

Presidentin serb, siç shkruan gazeta serbe “Blic”, e kanë pyetur gazetarët lidhur me informacionet për një marrëveshje ndërmjet Europës dhe Shteteve të Bashkuara për Kosovën para pak ditësh në Uashington, respektivisht për “Dokumentin e Uashingtonit”. Ai theksoi se nuk ka parë kurrfarë dokumenti nga takimi i fundit i vendeve të “QUINT”-it në Uashington, duke thënë se “marrëveshja që ka mundur të arrihet atje nuk mund të jetë një surprizë e madhe, sepse janë vendet që e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës”.

“Nuk do të ketë sanksione, kjo është e gjitha që mund të them. Nuk pashë kurrfarë ‘Dokumenti të Uashingtonit’. Kam dëgjuar çfarë ofrojnë disa si parime të tyre. Diçka më është thënë gjysmë zyrtarisht. Kjo nuk është asgjë e re”, tha ai. Vuçiç kujtoi gjithashtu se vendet e “QUINT”-it njohën Pavarësinë e Kosovës dhe “po përpiqen të shohin se çfarë mund të bëjnë serbët për të njohur Pavarësinë e Kosovës, brenda kufijve të këtij shteti të vetëshpallur”.

 “Unë për këtë flas publikisht dhe në mënyrë të hapur para të gjithëve”, tha ai duke shtuar se, “ne serbët po bëhemi sikur asgjë të mos kishte ndodhur”. Ai kujton vitet 1999, por edhe 2004 e 2008, kur u shpall Pavarësia e Kosovës, kur siç thotë ai “disa ikën në Rumani, në vend që të ndërmerrnin masa, kurse disa ishin fshehur, e pastaj ndodhi një lëvizje katastrofale e viteve 2010-2011, kur vetë e kemi vënë vulën në zarfin e Pavarësisë së Kosovës”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...