Formimi i forcave të armatosura të Kosovës është vendim i institucioneve të Kosovës në përputhje me procedurat e institucioneve të Kosovës, ndërsa KFOR-i vazhdon të përcjellë debatin për të ardhmen e FSK-së.
Nëse formohen forcat e armatosura, vendet anëtare të NATO-s individualisht do të vendosnin se a të mbeteshin forcat e KFOR-it në Kosovë.
Kështu citon gazeta serbe “novosti” të ketë thënë Salvatore Cuoci, komandant i KFOR-it i cili shton se NATO, tash për tash nuk e ka në plan të pakësojë ose të ndryshojë misionin.
Në pyetjen se a i trajnon KFOR-i pjesëtarët e FSK-së, Cuoci tha se KFOR-i, përkrah zhvillimin dhe përparimin e kapaciteteve të FSK-së. Hera e fundit që e kemi përkrahur FSK-në, ka qenë pjesëmarrja e përbashkët në ushtrimet “Shpata e Argjendtë”.
Duke folur për sigurinë që KFOR-i ofron për serbët, Cuoci theksoi se trupat ushtarake që ai udhëheq në Kosovë, kanë shtuar praninë e vet kryesisht në rajonet ku ka serbë.
Komandanti i KFOR-it në fund ka thënë se njohja e pavarësisë së Kosovës është e drejtë sovrane individuale e çdo shteti anëtar i NATO-s.