Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) pritet të mbajë Kongresin partiak në muajn qershor. Siç ka paralajmëruar lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në mbledhjen e kryesisë partiake, deri më tani janë sjellë konluzione për punën e deritanishme të funksionarëve të BDI-së në ekzekutiv.
Këshilli i përgjithshëm i BDI-së si organi më i lartë midis dy Kongreseve, do të mblidhet në muajin qershor për të caktuar edhe datën e mbajtjes së Kogresit e katërt të BDI-së. “Zhurnal” raporton se në këtë Kongres përveç rikonfirmimit të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti edhe për një mandat katër vjeçar, pozitat tjera partiake janë të “lëkundëshme” dhe mund të merren nën drejtim të kuadrove të rinjtë të BDI-së.
Por portale tjera kanë shkruar se edhe emra tjerë mund ti bashkohen garës ndër të cilët Teuta Arifi, Hazbi Lika, Talat Xhaferi, etj.