Tanja Fajon, raportuesja në Parlamentin Evropian për vizat ka deklaruar se Kosova i ka përmbushur kriteret e fundit për liberalizim të vizave për qytetarët e saj.
Këto deklarata Fajon i ka bërë në takimin e mbajtur në Bruksel me zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj.
“Liberalizimi i vizave është top prioritet i Kosovës. Unë e rekomandoj fuqishëm mbështetjen time për këtë proces dhe inkurajoj Komisionin Evropian të jap vlerësimin e saj për progresin sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar ajo në Twitter.