Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit nuk ka munguar as urimi i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaci për besimtarët myslimanë. Ai nëpërmet një statusi në "Facebook" u ka uruar atyre agjërim të lehtë, paqe dashuri dhe tolerancë me njëri tjetrin.
Urimi i Hashim Thaçit
Besimtarët e fesë islame, nesër nisin agjërimin e muajit të Ramazanit, kur shtohen vetëpërmbajtja individuale, solidariteti kolektiv dhe veprat e bamirësisë. Ky muaj i bekuar e forcon moralin dhe rrit devotshmërinë, prandaj si President i Republikës së Kosovës, të gjithë besimtarëve islamë u uroj agjërim të lehtë dhe sa më shumë paqe, dashuri dhe tolerancë me njëri-tjetrin. HTH