Wesley Clark dekorohet me Medaljen Presindenciale Jubilare, Thaçi: Përjetësisht mirënjohës SHBA-së

E mërkurë, 16 May 2018 14:12

Gjenerali amerikan Wesley Clark është dekoruar me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Thaçi tha se kjo dekoratë për gjeneralin Clark vjen si mirënjohje edhe për mijëra qytetarë e ushtarë amerikanë, që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën.

Ndërkohë Thaçi ka  bërë një deklaratë në rrjetin social Facebook, ku ka shkruar se populli i Kosovës i është përjetësisht mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe gjeneralit Clark.

 “Gjeneralin amerikan, Wesley Clark, i cili ishte shumë këmbëngulës për të siguruar lirinë dhe paqen në Kosovë, sot e dekorova me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë”, ka shkruar presidenti Thaçi.

Login to post comments