×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Presidenti Thaçi: Samiti i Sofjes, historik për Kosovën

E Enjte, 17 May 2018 12:09

Kosova ka ka marrë pjesë sot në Samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që zhvillohet në Sofje të Bullgarisë. Presidenti i Kosovës, Thaçi është shprehur se ky samit është historik dhe me rëndësi të madhe për Republikën e Kosovës dhe gjithë rajonin.

Gjatë këtij takimi kryefjala e Thaçit ka qenë liberalizimit i vizave për qytetarët e Kosovës. Ai ka pohuar se kjo çështje është temë e rregullt e çdo takimi me komisionerin Hahn, por pjesë e bisedës sonë ishte edhe faza e re e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. HTH

Me Kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras, diskutuam rreth intensifikimit të bashkëpunimit në rajonin tonë dhe rritjes së shkëmbimeve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Greqisë. Nga kryeministri grek kërkova mbështetje edhe për procesin e liberalizimit të vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, shkruan Thaçi në Facebook.

Gjithashtu Presidenti Thaçi sëbashku me kryeministrin Haradinaj kanë biseduar me presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe me kancelaren Merkel. /55news.al/

Modifikuar më E Enjte, 17 May 2018 12:28
Login to post comments