Tsipras: Negociatat Shqipëri-Greqi po vazhdojnë, por disa çështje të vështira për tu zgjidhur

Premte, 18 May 2018 10:20

Kryeministri grek Aleksis Tsipras  gjatë samitit të Sofjes në një konferencë për shtyp deklaroi se negociatat me Shqipërinë po vazhdojnë, por janë disa çështje tepër të vështira për tu zgjidhur.

Tspiras ka përmendur ligjin e Luftës mes dy vendeve, çështjen e të drejtave të minoritetit grek si dhe ato ekonomike ndërmjet dy vendeve. 

“Duhet të keni parasysh se me Shqipërinë po zgjidhim çështje nga Lufta e 2 Botërore, kemi ende në fuqi Ligjin e Luftës, kemi temën e zonave ekonomike qe është shumë e rëndësishme dhe një sëre temash të tjera, midis tyre dhe të drejtat e minoritetit grek. Jemi në rrugë të mbarë. Jam (nuk do përdor fjalën -i sigurt) por optimist që mund të kemi rezultat pozitiv dhe në këto negociata deri në fund të qershorit.

Në lidhje me hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, Kryeministri grek ka nënvizuar faktin se ka disa shtete që nuk janë të bindura për Shqipërinë.

“Nëse Shqipëria merr dritën jeshile për çeljen e negociatave nga BE, është një procedurë që nuk varet vetëm nga zgjidhja e mosmarrëveshjeve me Greqinë. Është një çështje e rajonit dhe më gjerë, e cila do na mbajë dhe me shumë të angazhuar sa më shumë i afrohemi Samitit të qershorit, por ka disa shtete qe kanë vlerësim ndryshe ndaj kësaj”, tha Tsipras.  /55news.al/

Modifikuar më Premte, 18 May 2018 10:31
Login to post comments