Presidenti Serbisë Aleksandër Vuçiç ka folur për gazetën spanjolle “El Pais” në lidhje me Kosovën.
“Nëse më pyesni a jam optimist për Kosovën, ju them që nuk jam, por pavarësissht nga kjo, do të bëjmë çdo gjë që të arrijmë deri tek kompromisi”, ka thënë Vuçiç.
Ndërkaq gazeta spanjolle përmend edhe pengesat që has Vuçiç Brenda Serbisë, e një ndër to edhe Kisha serbe që e konsideron Kosovën zemrën e shtetit serb.
Vuçiç e konsideron Kosovën, pengesën kryesore të anëtarësimit ndërsa shton se urrejtja mes serbëve dhe shqiptarëve ende ekziston.