Presidenti Thaçi: Në qershor marrim liberalizimin e vizave

Premte, 18 May 2018 16:34

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur para mediave pas përfundimit të Samitit të Sofjes mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai pjesëmarrjen e Kosovës në këtë Samit e ka quajtur historike, pasi, sipas tij, kjo ka qenë hera e parë që Kosova merr pjesë në një samit të tillë e barabartë me të gjitha vendet e rajonit.

Thaçi ka thënë se Kosova në këtë samit është përfaqësuar dinjitetshëm. “Ne kemi arritur të marrin hapin shpejt, të zhvillojmë demokracinë dhe të zëmë hapin me vendet tjera”, është shprehur Thaçi. Ai duke folur për deklaratën që ka dalë nga Samiti i Sofjes, ka thënë se pika dy e kësaj deklarate është më e rëndësishmja, ku konfirmohet mbështetja e BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Thaçi ka thënë se presin që në mesin e qershorit të marrin rekomandimin për vizat.

Video

Login to post comments