Sot më 25 maj është organizuar Dita Olimpike në Kosovë.
Më parë, Besim Hasani, Presidenti i Kometiti Olimpik deklaroi se në Ditën Olimpike do të marrin pjesë rreth 2000 fëmijë, në një vrapim në sheshin kryesor të Prishtinës. Këtë ditë e ka përshëndetur edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.
Dita Olimpike është një rast i mirë për t’i kujtuar të gjithë ata që nga rrënojat e ngritën, modernizuan dhe në fund e anëtarësuan sportin tonë, shtetin tonë, në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, është shprehur Thaçi
Falë këtij kontributi dhe talenteve të jashtëzakonshme, flamuri i Kosovës valoi në garat më të mëdha ndërkombëtare, duke u lartësuar nga Majlinda Kelmendi në Olimpiadën e RIO-s.
Çdo ditë, të rinjtë tanë po i jetësojnë ëndrrat e sportistëve që punuan pareshtur për ta parë Kosovën përkrah popujve të tjerë në garat botërore.
Ata po i motivojnë edhe fëmijët tanë, që përmes talenteve të tyre, të bëhen pjesë e promovimit të Kosovës kudo në botë, ka vijuar më tej Presidenti i Kosovës. /55news.al/