Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, duke komentuar atë që sipas tij, “Kosova nuk i përmbush detyrimet nga Marrëveshja e Brukselit”. Ai ka thënë se qytetarët serbë duhet të mësohen të jetojnë në standarde të dyfishta, dhe nuk duhet të presim se do të jetë shumë më mirë, por do të jetë vështirë.
Për pyetjen se “A gjendet ndokush në Perëndim që do të thotë se Serbia nuk është problem”, ai ka thënë se “këtë të gjithë e dinë të gjithë, por askush nuk interesohet në mënyrë të posaçme për këtë, në veçanti jo vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”.
Siç shkruan gazeta “blic”, ai ka thënë se askush nuk ka reaguar për deklaratën e Avni Arifit për Asociacionin e Komunave serbe.
“Interesi i tyre ka qenë ta shtyjnë përpara pavarësinë e Kosovës, e jona është ta mbrojmë popullin tonë. Mos prisni shumë më mirë, do të jetë vështirë”, ka përfunduar Vuçiç.