Dua Lipa zgjedh fituesin e “Championsit”

Premte, 25 May 2018 16:44

Nesër në mbrëmje luhet ndeshja e vitit për klube në arenën Europiane, e cila mbyll kompeticionin më të rëndësishëm për klube në “kontinentin e vjetër”, atë të “Champions League”.

Në këtë eveniment kaq të rëndësishëm do të marrë pjesë këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, e cila do performojë në ceremoninë hapëse të finales.

Sot Dua ka dhënë një intervistë për mediat angleze, pikërisht në stadiumin e Kievit, ku nesër në 20:45 do të luhet supersfida mes Real Madrid dhe Liverpul.

 Në intervistë ajo u shpreh se ishte shumë e emocionuar, duke qenë e vetëdijshme për rëndësinë e eventit dhe për faktin që do performojë para 75 mijë spektatoreve.

Në fund, e pyetur se cili do jetë ekipi triumfues sipas saj, ajo u përgjigj pa mëdyshje: “Liverpuli!”

Kjo mbase edhe për faktin se këngëtarja me origjinë nga Prishtina është lindur në Londër dhe dëshiron që ekipet angleze të rikthehen protagoniste në skenën europiane.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...