Kancelari i Austrisë: Të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë

Diel, 27 May 2018 15:04

Kancelari Federal i Austrisë Sebastian Kurz (ÖVP) këmbëngul për hapjen e negociatave të shpejta të pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

"Kushdo që dëshiron të shmangë konfliktet në lagjen tonë në Ballkanin Perëndimor dhe për të ndihmuar në stabilizimin e nevojshëm për vendet në rajon, duhet dhënë një ofertë e besueshme e perspektivës evropiane", tha politikani konservator për "Welt am Sonntag".

Ai shtoi se Austria mbështet Serbinë dhe Malin e Zi "në progresin e aderimit". BE po kryen tashmë negociatat e pranimit me të dyja vendet.

"Dhe me Shqipërinë dhe Maqedoninë duhet të hapim shpejt bisedimet e pranimit", tha Kurz.

Vendimi do të merret në samitin e BE-së në qershor, ndërsa Komisioni Evropian e mbështet. Megjithatë, ka rezerva nga CDU dhe CSU në Gjermani, shkruan "Diepresse"

Përveç Unionit, ndër të tjera Holanda dhe Finlanda kërkojnë "ngadalësim" në këtë proces. Por, edhe Presidenti francez Emmanuel Macron konsiderohet kundërshtar i një procedure të shpejtë të pranimit.

"Sa më të këqija janë perspektivat për anëtarësim, aq më të mëdha janë mundësitë për ndikim për vende si Turqia apo Rusia", paralajmëroi Kurz.

Qeveritë e vendeve anëtare të BE-së i dhanë në vija të përgjithshme mundësinë e perspektivës për anëtarësim për vendet e Ballkanit Perëndimor në samitin e Sofjes, përfshirë, Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Mali e Zi, Bosnjë Hercegovinën dhe Maqedoninë. /oranews/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...