Sherr në burg, bëhet për spital dhunuesi e Ziadin Selës

Hënë, 28 May 2018 09:11

Në burgun e “Shutkës” në Shkup ka ndodhur një sherr brutale, ku dy të dënuar kanë sulmuar rëndë Kosta Petrov, një ndër të dyshuarit kryesorë për sulmin ndaj Ziadin Selës në ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.
Zënka ka ndodhur në qelinë C24 ku edhe po vuan dënimin Kosta Petrov. Sipas informatave jo zyrtare që ka arritur Pa Censurë, deri tek sulmi ka ardhur, pasi Petrov ka vazhduar të flet për kënaqësinë që ndjen për dhunën e ushtruar ndaj Ziadin Selës, ku mes tjerash ka thënë se i ruan me fanatizëm këpucët e tij me gjakun e liderit të ASH-së, në ato momente janë revoltuar dy të dënuarit tjerë dhe kanë sulmuar Petrovin.

Aktualisht Petrov është në gjendje stabile, ku nga dy të dënuarit që e kanë sulmuar është kërkuar përgjegjësi. Kujtojmë se në lidhje me dhunën në Kuvend kur dhjetëra deputet dhe gazetarë u lënduan, nëntë persona u dënuan me dënim të kushtëzuar ndërsa me burg prej 4 viteve u dënua sulmuesi i deputetes së atëhershme Radmilla Sheqerinskës. Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion, ka përgatitur edhe akuzë me të cilën janë përfshirë 28 persona të cilët akuzohen për rrezikim terrorist të rendit kushtetues, ndërsa mes tyre janë edhe deputet të VMRO-DPMNE-së.
Teksa një ndër sulmuesit e selës që u identifikua është edhe Kosta Petrov i cili vazhdimisht ka provokuar për kënaqësinë që ka ndjerë gjatë sulmi. Ai një profil e tij në Facebook është shprehur krenar për rrahjen brutale që e ka ushtruar ndaj liderit të LR-PDSh-së, Ziadin Selës.
“Ndjenja kur brutalisht e ke Ziadin Selën me grushta në kokë, e pa përshkruar! Shtriju poshtë shkërdhatë shqiptare”, ka shkruar Kosta Delov, i dyshuari kryesor për rrahjen e Selës dhe Zoran Zaevit.

Modifikuar më Hënë, 28 May 2018 11:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...