Digjet automjeti i pjesëtarit serb të FSK-së

Hënë, 28 May 2018 11:36

Një mjet tip “Opel Corsa’ është djegur rreth orës dy të mëngjesit në fshatin Zupç të Zubin Potokut, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar. Mediat kosovare bëjnë të ditur se pronari i veturës së djegur është Jovan Jovanoviç, i cili jeton në Zupç dhe është pjesëtar i FSK-së.

Sipas këtyre burimeve, dyshohet se incidenti është shkaktuar qëllimshëm dhe ndërlidhet me kërcënimin e disa politikanëve të Serbisë kundër integrimit të plotë të komunitetit serb në institucionet e Kosovës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar në zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Ndryshe, drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, para një muaji pati kërcënuar me burgim serbët që kanë ndër mend të bëhen pjesëtarë të FSK-së dhe të Ushtrisë së Kosovës, duke bërë thirrje serbëve në Kosovë se në bazë të Ligjit penal të Serbisë pjesëmarrja në, siç i quajti ai, formacionet ilegale të armatosura është e dënueshme deri në 10 vjet burg.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...