Nuk duhet shumë për të mërzitur shenjat e mëposhtme të horoskopit
Janë nevrike dhe mund të kthejnë përmbys gjithçka gjejnë përpara kur dikush i ngacmon, edhe për diçka të vogël , që të tjerët as nuk do ishin shqetësuar. Por ashtu siç nxehen për pak minuta, po njësoj qetësohen. Pra ndizen dhe zjarri i inatit u shuhet sikur të ishte një shkrepëse.
Më poshtë do të lexoni arsyet kryesore përse nxehen shenjat më nevrike të horoskopit:
Demi
Ai nxehet kur gjërat nuk shkojnë sipas planit të tyre ose kur diçka e papritur ndodh. Ata nuk munden thjesht ta kalojnë një gjë dhe të bëjnë përpara sepse aty do u rri mendja gjithë kohën.
Kur një dem nuk i ka bërë orët e plota të gjumit gjiashtu nxehet shumë lehtë.
Virgjëresha
Virgjëreshën e nxeh dhe zhurma e përtypjes së çumçakëzit, shqiptimi gabim i emrit të tyre, njerëzit që ecin ngadalë në rrugë… Pra virgjëresha nxehet me çdo gjë ! Ata nuk durojnë dot njerëzit që janë në një standard më të ulët se tad he pakënaqësitë e tyre i shfaqin hapur! Më kot nuk janë shenja më kritike e zodiakut.
Akrepi
Akrepi është shenja që nuk duron dot injorancën. Të qenët i paditur do e nxehë këtë shenjë dhe nëse ju nuk bëni asgjë. Akrepi urren gjithashtu njerëzit që gënjejnë dhe nëse ndihen të gënjyer, kjo gjë jo vetëm që do i mërzisë por do i bëjë që të “shpërthejnë”
Bricjapi
Kjo shenjë mërzitet kur në mes të punës ndërpritet nga njerëzit rreth e rrotull e shakatë e tyre. Ata durojnë deri në një pikë, por kur nxehen nuk përmbahen më. Ata nuk i durojnë dot as shakatë pa kripë, ndaj tregohuni të kujdesshëm me këtë shenjë, sepse i marrin gjërat shumë seriozisht dhe nuk kanë sens humori.
Dashi
Atë e mërzit vonesa. Nëse jeni të qetë, dhe ju duhet shumë kohë për të përpunuar një informacion, mos qëndroni afër një dashi, pasi ai do të nxehet dhe nuk do e përmbajë inatin, shkruan living.al. Është një shenjë që nuk ka durim.