Është e habitshme se si tiparet e personalitetit tuaj mund të jenë aq të ngjashme me dikë tjetër të lindur në të njëjtin muaj si ti.
Më shumë se thjesht personalitetin tuaj, muaji i lindjes ndikon në mënyrën sesi ju i përballoni situatat duke përcaktuar temperamentin tuaj.
Në bazë të karakteristikave të çdo muaji, Living do t’ju zbulojë çfarë bashkëshorteje jeni sipas muajit të lindjes.
Janar
Ju jeni një bashkëshorte, gjëja e fundit që do të dëshironit është të ishit e varur nga partneri! Do të keni tendencë të nxirrni gjithmonë anën intelektuale të bashkëshortit tuaj. Është e rëndësishme për çdo grua të lindur në këtë muaj të kuptojë se bashkëshorti nuk mund të jetë gjithnjë në një mendje me to, por këtu nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
Shkurt
Shkurti i dashurisë ! Kështu janë edhe femrat e lindura në këtë muaj, të dashura, të qeshura, gra që përcjellin mirësi. Si një bashkëshorte, ju përpiqeni të mos lejoni që ngjarjet e pakëndshme personale si për shembull në punë, të prishin harmoninë në shtëpinë. Jeni të afta t’i ndani gjërat nga njëra tjetra! Jeni besnike dhe vendosni gjthmonë familjen, para nevojave tuaja.
Mars
Ju jeni një shpirt karizmatik, që rrezaton energji dhe njerëzit gjithmonë ndihen mirë rreth jush. Nuk dashuroni çdokënd që ju del para, sepse ju prireni të lidheni shpirtërisht me një person më shumë sesa fizikisht. Jeni e sjellshme, e duruar dhe shumë e ndjeshme. Në momentin kur ju gjeni shpirtin binjakë, i jepeni dikujt me mish e me shpirt.
Prill
Ju jeni një grua që nuk pranoni një JO si përgjigjie. Jeni e sigurtë në vetvete dhe kjo ju bën tejet tërheqëse. Jeni të pandalshme dhe në një lidhje ju do të bënit gjithçka për t'u siguruar që bashkëshorti juaj të ndihet mirë. Megjithatë shpesh herë më shumë jepni nga se merrni dhe duhet të kuptoni që në një marrëdhënie, gjithçka është reciproke, në të kundërt do të lodheni shumë shpejtë.
Maj
Femrat e lindur në këtë muaj janë kreative, të qeshura dhe me një sens të hollë humori! Duket se kanë gjithçka për të bërë për vete një mashkull. Bashkëshorti do t’ju vlerësojë për vullnetin që keni dhe aftësinë për t’i bërë gjërat të ndodhin. Jeta me ju është një aventurë, ndaj mos qëndroni me dikë që nuk ju bën të ndiheni të veçanta.
Qershor
Shpirtrat kurioz thuhet se lindin në qershor. Ju pëlqen të zbuloni gjithçka në këtë botë brenda mundësive tuaja. Jeni një eksperte në fushën e komunikimit ndonëse mund të mos keni një diplomë të tillë. Si një bashkëshorte, ju gjithmonë thoni atë që keni në mendje dhe kurrë nuk i fshihni ndjenjat. Tregoni kujdes ndaj detajeve dhe gjithmonë përpiqeni që gjërat të ecin mirë në lidhje.
Korrik
Të lindurit në muajin korrik, spikasin për zgjuarsinë e tyre dhe ndershmërinë. Jo të gjithë e kuptojnë karakterin tuaj, prandaj shumicën e kohës njerëzit janë në mëdyshje për t’ju afruar, por kur ata më në fund e bëjnë, janë aq të lumtur saqë nuk duan të largohen asnjëherë. Kjo lidhje emocionale intesifikohet vetëm kur dikush ka privilegjin t’ju ketë në krahë përgjatë gjithë jetës. Jeni e dashur dhe i vlerësoni njerëzit për atë që janë dhe jo atë që kaën!
Gusht
Gjithçka që duan të lindurit në gusht, është të dashurojnë e të ndihen të dashuruar nga njerëzit përreth. Ju keni aftësinë për të frymëzuar të tjerët .Karakteristikat tuaja ju bëjnë gruan aq shumë të dëshiruar nga të gjithë. Me ju mund të bisedohet shumë lehtë dhe mund të nxirrni më të mirën nga njerëzit. Mbështetja juaj e vazhdueshme dhe dashuria e pafundme është ajo që ju veçon nga grate e tjera.
Shtator
Të lindur në shtator janë njerëzit më pasionantë që mund të njihni. Njerëzit kanë tendencën t’ju përshkruaje si detajistë, praktikë dhe inteligjentë, por në një lidhje ju jeni krejt e kundërta. Dashuroni pa e vënë trurin në punë, nuk ju shqetësojnë detajet, sepse e doni partnerin në mënyrë të verbër. Pa dyshim që ju do të jeni një bashkëshorte mahnitëse. Megjithatë, do të keni momentet tuaja që të kokëfortësisë, por askush nuk është i përsosur, apo jo?
Tetor
Njerëzit që lindin në tetor, dini si ta shijojnë jetën dhe dashurojnë çdo gjë që i rrethon! E gjeni lumturinë dhe në gjërat e vogla dhe mundoheni të surprizoni partnerin çdo çast. Por të njëjtën gjë duket se kërkoni dhe nga ai! Kur nuk ndiheni në humor, kërkoni gjithë vëmendjen dhe dashurinë e tij.
Nentor
Romantike, të vështira dhe empatike. Jeni krijuese të vendosura dhe arrini të merrni gjithçka që dëshironi. E njëjta gjë ndodh edhe kur jeni në një lidhje. Nuk vendosni askënd përpara partnerit tuaj dhe gjithmonë u tregoni të tjerëve se ai është më i miri. Nuk e fshihni dashurinë tuaj dhe jeni krenarë për njëriun që keni në krahë dhe siguroheni që të gjithë ta dinë këtë gjë.
Dhjetor
Thuhet se gratë e lindura në dhjetor janë partnere të mrekullueshme, sepse janë të bukura si nga brenda ashtu dhe nga jashtë. Që në momentin e parë që partneri ju ka parë e ka kuptuar, që jeni dashuria e jetës së tij. Zemra e madhe dhe bujare ju bën magjike në sytë e tjetrit. Qëndrueshmëria dhe serioziteti juaj e bëjnë partnerin të ndihet me fat që ju ka në krahë e t’ju dashurojë edhe më shumë./LIVING/