Mjekësi/ Elektrodat në tru rindezin ndjeshmërinë e një njeriu të paralizuar

E Enjte, 12 Prill 2018 12:38

Instituti i teknologjisë në Kaliforni ka eksperimentuar një teknikë revolucionare që mund të “zgjojë” ndjeshmërinë e pacientëve të paralizuar. Një njeri i paralizuar nga shpatullat dhe poshtë ka fituar ndjenjën e kontaktit falë një sërë elektrodash të implantuara në një rajon të trurit.

Kjo teknikë revolucionare e zbuluar nga Instituti i Kalifornisë, në të ardhmen me shumë mundësi pacientëve do t’iu japë mundësinë të eksperimentojnë ndjesi natyrale edhe nëpërmjet arteve robotike pasi kërkuesit kanë stimuluar neuronet e njeriut nëpërmjet impulseve të vogla elektrike.

Elektrodat janë iplantuar në mënyrë kirurgjikale në të ashtuquajturën zonën gri, e formuar nga celulat nervore, një zonë e trurit që përfshin si ndjesitë trupore që të lejojnë të kuptosh lëvizjet e trupit dhe pozicionimin e tij, si ato që të lejojnë të ndjesh vibrimet, prekjet dhe kështu me radhë.

Kërkimi i përshkruar në revistën Elife i ka dhënë mundësinë pacientit të provojë ndjesi të ndryshme shumë të ngjashme me ato natyrale në lidhje me fuqinë dhe lokalizimin e impulseve. Ky zbulim i Institutit të Kalifornisë mund të ketë një ndikim shumë pozitiv për pacientët e paralizuar. /BalkanWeb/

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...