Super-kompjuteri i ri i SHBA-së është dy herë më i fuqishëm se kompjuteri që aktualisht është më i fuqishmi në botë.
Pajisja mund të përpunojë 200,000 llogaritje për sekondë – ose 200 petaflopë. Superkompjuteri “TaihuLight” i Kinës, që deri më tani ishte pajisja më e fuqishme, ka një fuqi përpunuese prej 93 petaflopë.
Fillimisht, ky superkompjuter do të përdoret për fusha të ndryshme të astrofizikës, hulumtime rreth kancerit dhe biologji në përgjithësi, transmeton Gazeta Express.
Kompjuteri ndodhet në Laboratorin Kombëtar Oak Ridge në Tennessee, aty ku u ndërtua në bashkëpunim me IBM dhe NVidia.
Superkompjuterët zakonisht janë të mëdhenj, sisteme të shtrenjta që kanë mijëra procesorë të projektuar për të kryer detyra të vështira dhe të veçanta llogaritëse.