1.2 miliardë dollarë gjobë kanë vendosur autoritetet gjermane mbi Volkswagen për instalimin e një pajisjeje të instaluar në automjetet me naftë, që tregonin më pak emetim nga sa çlirohej në të vërtetë.
Ndëshkimi u njoftua nga prokurorët publikë dhe kompania, e cila tha se shpresonte që tashmë të ndërrojë faqe nga skandali që ka tronditur kompaninë dhe ka vrarë shitjet e industrisë së makinave me naftë.
“Kjo është një nga gjobat më të larta të vendosura ndonjëherë në një kompani në Gjermani”, tha prokurori në një deklaratë.