Pak ditë më parë, mediat italiane bënë të ditur që Beyonce ishte në negociata me Ministrinë italiane të Kulturës për të filmuar në Colosse. Fillimisht, nuk u bë e ditur nëse është fjala për një projekt bashkë ne Jay Z apo vetëm, por tani gjërat janë qartësuar. Sipas mediave britanike, mbretëresha e muzikës po planifikon të arrijë një marrëveshje me gjigandin Netflix dhe të kthehet në artisten e parë që publikon një album në një platformë të tillë.
Beyoncé duket se është në përfundim të detajeve të vogla të albumit të saj të shtatë dhe Netflix i ka kërkuar që premiera e albumit vizual të jetë në këtë platformë. Nga ana tjetër, edhe vetë Bey dëshiron që albumi i shtatë të ketë më tepër impakt se Lemonade dhe të arrijë audienca të reja.