Pamela Anderson ka qenë një nga femrat më seksi amerikane gjatë tre dekadave të fundit, në sajë të rolit të saj në Baywatch dhe Playboy.
Dhe duket sikur bukuria e saj nuk tregon shenja të ngadalësimit edhe pse ajo është 51 vjeçe. Të mërkurën biondja seksi dha një intervistë “bombë” për revistën Dazed, teksa tregonte format e saj seksi në plazh.
Ajo iu përgjigj disa pyetjeve të fansave dhe njëri prej tyre e pyeti se çfarë mendimi ka për seksin në grup.
Anderson befasoi: “Unë kurrë nuk kam pasur një eksperiencë në seks treshe”.
“Të gjithë të dashurit e mi ishin shumë xhelozë. Me përjashtim të ndoshta njërit që fantazonte për mua në shtrat me një grua tjetër dhe të na shihte teksa bënim seks. Duket ndonjëherë joshëse. Por unë jam shumë romantike. Unë nuk e pëlqej seksin pa dashuri dhe përkushtim. Nuk është mekanike, as për t’u dukur. Ka të bëjë me intimitetin dhe ndarjen e sekreteve”, tha ajo