Apple, kompania e parë amerikane që arrin vlerën prej një trilion dollarësh

Premte, 03 August 2018 08:37

Gjiganti i teknologjisë amerikane, Apple, është kompania e parë publike në SHBA që ka arritur vlerën prej një trilion dollarësh në tregun e aksioneve. Kjo arritje është nxitur nga produkti iPhone, i cili është jashtëzakonisht popullor.

Kompania Apple, që u themelua më 1976 në garazhin e Steve Jobs, ka rritur vlerën e aksioneve prej 207,05 dollarë më 2 gusht, duke bërë të mundur që vlera e kësaj kompanie të kap shifrën e trilionit.

Bashkëthemeluesi i kësaj kompanie, Steve Jobs kishte lënë Apple në mesin e viteve të 80-ta. Kjo kompani kishte pasur rënie në tregun e aksioneve gjatë kësaj kohe. Pasi Jobs u rikthye në kompani, Apple filloi të fokusohet në kompjuterë dhe më 2007, kjo kompani lansoi iPhone, i cili u bë lider në industrinë e telefonave të mençur.

Një vit para se të lansohej iPhone, Apple kishte rreth 20 milionë dollarë shitje në vit, ndërkaq profiti në total ishte nën 2 miliardë dollarë. Më 2017, kjo kompani kishte shitje prej 229 miliardë dollarësh.

Jobs vdiq më 2011 dhe ai u zëvendësua në postin e drejtorit ekzekutiv nga Tim Cook.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...