Turistët danezë që do të niseshin për Qipro ditën e mërkurë kishin më tepër vend nga sa kishin kërkuar, kur u ngjitën në bordin e A380 superjumbo. Avioni për pasagjerë më i madh në botë nisi kështu jetën e tij të re, pasi më parë ishte përdorur për transportin e mallrave.
Fluturimi zgjati rreth 4 orë, një distancë relativisht e vogël duke e krahasuar me itineraret e mëparshëm ku avioni operonte ndërmjet Singaporit dhe qyteteve të tjera nëpër botë.
Modeli A380 është popullor mes pasagjerëve, por nuk ka arritur të ketë shumë porosi, për shkak se linjat ajrore preferojnë aeroplanë më të vegjël dhe më eficientë. Në këtë rast, avioni u përdor nga tur operatori “Thomas Cook”, i cili mbeti pa një avion pas një problemi teknik në ishullin grek të Rodosit.
Avioni ka dy kate dhe është marrë me qira për gjashtë vite nga operatori i ri i linjave ajrore “Hi Fly”