Gjigandi i rrjeteve sociale Facebook ka filluar të japë më shumë informacione rreth faqeve dhe vendeve ku ato menaxhohen nën seksionin Info dhe Reklama të faqes. Kjo risi ka ardhur me qëllim që të forcojë llogaridhënien dhe transparencën e faqeve në Facebook, thotë kompania. Seksioni i Info dhe Reklama mund të gjendet në anën e majtë të faqeve.
Grupi i informacionit përfshin datën kur faqja është krijuar dhe vendet kryesore ku ato menaxhohen. Ajo gjithashtu përfshin informacione të tilla si numri i njerëzve që menaxhojnë faqen në çdo vend, ndryshimet e mëparshme të emrit dhe bashkimet e faqeve.
Informacioni personal i administratorëve të Facebook nuk do të shpërndahet në faqet e tyre në Facebook, vetëm nëse administratorët kanë rënë dakord të ndajnë informacionin. Njerëzit që menaxhojnë faqen gjithashtu mund të kontrollojnë nëse informacioni i tyre është i dukshëm a jo.
Në rastet kur administratorët e Facebook-ut janë në mëdyshje për ndarjen e vendndodhjes së tyre për shkak të shqetësimeve të sigurisë dhe privatësisë, ata mund të kërkojnë që Facebook ta fshehë informacionin. Nëse vendndodhja e tyre është e fshehur, njerëzit që vizitojnë faqen e tyre në Facebook do të shohin mesazhin “Vendndodhja e fshehur nga menaxheri i faqes” nën seksionin e informacionit në Facebook.
Facebook së shpejti do të fillojë të verifikojë administratorët që menaxhojnë faqet me audiencë të madhe të SHBA. Sipas Facebook, kjo do të ndihmojë administratorët e faqes që të sigurojnë llogarinë e tyre.