Në panairin “Smart China” është prezantuar për vizitorët, ajo që do të jetë teknologjia më e fundit për smartfonat, e njohur si “5G”. Gjenerata e pestë e teknologjisë celulare ka qenë në fokus të panairit 3-ditor të zhvilluar në Kinë, me temë: “Teknologjia e zgjuar: Fuqizimi i ekonomisë, pasurimi i jetës”.
Ndër gjërat që kanë rënë në sy në këtë panair ishte edhe një robot në rolin e portierit, i lidhur me teknologjinë “5G”, i cili përshëndeti entuziastët e futbollit.
Shumë analistë parashikojnë se teknologjia 5G do të ndryshojë gjërat në shumë sektorë, si shërbimi shëndetësor dhe mjekësor dhe automjetet pa shofer.
Sipas analistëve, aplikimi i 5G do të sjellë shumë përfitime për konsumatorët, duke filluar nga zvogëlimi i vonesave në kohë e deri te ulja e kostove të ndryshme.
Kina synon ta përdorë këtë teknologji duke filluar nga viti 2020, ndërsa do të krijohen mundësi të mëdha për bizneset në mbarë botën.