Këngëtarja Filloreta Raçi dhe reperja më e re, Tayna duket se kanë nisur një luftë të hapur mes tyre.
Fakti që Tayna e quan veten si nëna e repit shqiptar, nuk pranohet nga Fifi e cila në jo pak raste ka bërë deklarata të revoltuara ndaj saj.
Madje përflitet se edhe kënga e fundit që Fifi publikoi gjatë muajit gusht, “Habibi” është një diss i hapur kundër reperes së re, e cila në vetëm pak kohë ka arritur të jetë tepër e suksesshme.
Mirëpo dje Tayna, reagoi e revoltuar ndaj femrave që e gjykonin se ajo ende nuk kishte përfunduar një universitet dhe tha ndër të tjera se nuk e ka problem që femrat të ecin sa më lart, por nuk duhet të mburren kot dhe të gënjejnë veten.
Me sa duket kjo gjë nuk i ka pëlqyer Fifit, e cila e ka thënë fjalën e saj përmes një postimi në Instastory.
“Kur t’ja nisësh motër vallen duhet me dit me e mbajt. Ose hyr në kurs të shotës dhe ndonjë gjë të mësosh. Mos gjuaj si kungja të 50 Centve, se ka mundësi që as nuk i duhet askujt çfarë je duke bërë ti, sa para ke bërë ti, sa follower-sa e sa koncerte. Moti i kisha bërë edhe unë, po s’kam ca me nxjerr se. Kështu që ulu me këmbë në Tokë o rrush se të ka ra fama në kokë. Si më e madhe që jam po të këshilloj, se nuk është aq vështirë”, shkruan Fifi në postimin e saj në Instastory.