Pas disa fotove që u publikuan nga revista “Who” pak kohë më parë, të gjithë po vrisnin mendjen: Është apo jo single Arilena Ara?
Këngëtarja shqiptare nuk i ka shpëtuar kësaj pyetje as në intervistën për revistën “Class”, për të cilën dha një lajm vërtet emocionues.
Ajo iu referua fotove të bëra në jaht ku shkëmbehej një puthje vërtet pasionante.
Arilena shfaqej duke u puthur me një djalë misterioz të cilit i mbulonte fytyrën dhe sqaroi se shumë shpejt pyetjet tona do ta marrin përgjigjen dhe kjo nuk do të jetë më sekret.
“Shumë shpejt, djali nuk do jetë më misterioz për ju… Do ta zbulojmë edhe sekretin”.