Kompania “Sony” ka njoftuar se do të nxjerrë në treg një mini PlayStation, i cili filloi fillimisht në vitin 1994. Ky version do të vijë me 20 tituj retro, përfshirë Final Fantasy Vll dhe Tekken 3.
PlayStation Classic është 45% më i vogël se origjinali dhe do të lançohet në datën tre dhjetor, 24 vjet që nga nxjerrja në treg i PlayStation-it të parë.
Disa nga titujt që do të përfshihen në sistemin e ri të Sony-s janë Ridge Racer Type 4, Wild Arms dhe platforma e personazhit Jumping Flash.
Pajisja do të shitet me 89,99 dollarë. Dizajni i tastierës do të jetë pothuajse i njëjtë me të parin, madje edhe me butonin e nxjerrjes së diskut, pavarësisht mungesës së një lexuesi aktual të diskut.
“Ka shumë risi ky PlayStation. Sony ka bërë një fushatë të pabesueshme të marketingut për këtë. Pavarësisht se diçka e re po vjen, më vjen mirë që është gjetur një mënyrë për të mbajtur një arkiv të historisë sonë”, tha Chella Ramanan, gazetare e lojërave.