Tuna ka hyrë fuqishëm në tregun muzikor. Ajo po përgatitet për të sjellë një projekt të ri muzikor me Seven Saracin, ku modelja Vildane Zeneli do jetë aktore në klip.
Prive ka zbuluar se fabula e këngës është se të dy artistët do të jenë në 'luftë' për të fituar zemrën e Vildanes.
Shumë shpejt do vijë në treg projekti i tyre, që mund të ketë dhe skena intime. Mbetet për tu parë nëse do jetë suksesi i rradhës për Tunën.
Kujtojmë se Tuna përfshiu disa herë zërin e Sevenit në këngën "Chonga" që u shënua si rikthimi i saj në muzikë pasi u bë nënë me Tianin.