Rihanna emërohet ambasadore e Barbados

Diel, 23 September 2018 08:46

Këngëtarja Rihanna ka thënë se nuk mund të ishte më shumë krenare pasi u emërua ambasadore nga qeveria e Barbados.

Artistja, emri i së cilës është Robyn Rihanna Fenty, u emërua "Ambasadore e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë" në vendin e saj të lindjes.

Roli i Rihannës përfshin promovimin e arsimit, turizmit dhe investimeve.

Kryeministrja Mia Amor Mottley tha se ishte e nderuar ti jepte titullin këngëtares.

"Rihanna ka një dashuri të thellë për këtë vend dhe kjo reflektohet në filantropinë e saj, veçanërisht në fushën e shëndetësisë dhe arsimit. Ajo gjithashtu tregon patriotizmin e saj në mënyrën se si i jep këtij vendi dhe vazhdon të thesarizojë ishullin si shtëpinë e saj,"-tha kryeministrja në një deklaratë.

"Ajo gjithashtu ka demonstruar, përtej suksesit të saj si një ikonë e pop-it, kreativitet dhe shkathtësi në biznes. Prandaj është e përshtatshme që ne të angazhohemi dhe ta fuqizojmë atë për të luajtur një rol më definues ndërsa punojmë për transformimin e Barbados."

Rihanna është një nga këngëtarët më të pëlqyera të të gjitha kohërave, me 250 milionë albume të shitura në nivel global.

Ajo ka pasur sukses si aktore dhe stiliste, gjithashtu edhe në fushën e biznesit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Politikë

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Nga Indrit Hoxha:  -"Ishte SPAÇ, u be SPAK."