Policia e Krujës ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i cili ishte dënuar me 6 vite e 3 muaj burg nga drejtësia italiane.
Burime zyrtare nga policia thanë se Flamur Korriku 50 vjeç, banues në Tiranë, u ndalua me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i dënuar për disa vepra penale.
Korriku është kapur në Fushë-Krujë akuzohet për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafik femrash”, “Krime kundër fëmijëve” si dhe “Falsifikim dokumentash” parashikuar në legjislacionin penal italian.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.