Një 36 vjeçar ka denoncuar në media zhdukjen e gruas dhe dy fëmijëve të mitur.
Nikolla Bardhi ka deklaruar për ABC News se familjarët janë larguar nga shtëpia të shtunën e kaluar dhe nuk e di vendndodhjen e tyre.
Bardhi thotë se policia nuk i ka marrë asnjë denoncim për rastin.
Prej një jave i zhduket bashkëshortja me fëmijët, por nuk merr asnjë përgjigje nga policia. Nikolla Bardhi 36 vjeç nga fshati Shelsan i Elbasanit i është drejtuar për ndihmë medias për ta bërë publik rastin e tij.
Bashkëshortja, Zana bardhi, është larguar nga shtëpia bashkë me dy djemtë, 12 dhe 8 vjeç që të shtunën e kaluar dhe nuk dihet asgjë për vendodhjen e saj.
Nikolla Bardhi, denoncues: “Të martën kam shkuar në policinë e Elbasanit dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje. Denoncimet e mia nuk merren në konsideratë”.
Bardhi thotë që historia e mosmarrëveshjeve në çift ka lindur që kur djali i madh ishte vetëm 3 vjeç. Ai pretendon se e ka kapur bashkëshorten duke dhunuar të birin dhe për këtë ka bërë denoncim në polici.
“Çuni i madh është dhunuar në mënyrë ekstreme që në moshën 3 vjeç deri më sot që është 12”.
Prindi i dy djemve bën apel për ndihmë pasi sipas tij, fëmijët i janë marrë forcërisht.