Gjigandët e teknologjisë, Apple dhe Samsung janë gjobitur së fundmi përkatësisht me €10 milion dhe €5 milion pasi hetimet italiane gjetën përditësime të softuerëve të cilëve i’u ishte “reduktuar ndjeshëm performanca”. Besohet se kjo është bërë për të nxitur blerjet e modeleve të rinj të Apple dhe Samsung.
“Apple dhe Samsung kanë zbatuar praktika të pandershme tregtare duke u kërkuar klientëve përkatës të instalojnë softuer të ri pa i dhënë më parë informatat e duhura për ndikimin që do të kishte instalimi i softuerit të ri ose ndonjë mjet për rikthimin e funksionalitetit origjinal të produkteve” – u tha në një deklaratë .
Të gjitha firmat morën gjobën maksimale prej 5 milion euro secila dhe u urdhëruan të shfaqin një njoftim në faqet e tyre italiane për të informuar konsumatorët. Apple u gjobit me 5 milion euro shtesë për dështimin e dhënies së informacioneve të qarta për karakteristikat “thelbësore” të baterive të litiumit, duke përfshirë jetëgjatësinë mesatare të tyre.
Një zëdhënës i Samsung tha se kompania ishte e zhgënjyer nga vendimi dhe ka ndërmend të apelojë gjobën ndërsa Apple nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.