Rezultati i Tesla – Kompania i rikthehet fitimeve, rritet me 12% në vlerë tregu

E Enjte, 25 October 2018 17:56

Gjiganti i makinave elektrike Tesla, raportoi një rritje të papritur të fitimit për tremujorin e tretë, ndërkohë që kreu ekzekutiv Elon Musk, po mban premtimin për ta kthyer kompaninë në fitim për gjysmën e dytë të vitit. Vlera në treg e kompanisë u rrit me 12% pas publikimit të të dhënave. Raporti i të ardhurave tregoi gjithashtu një përmirësim të shitjes së makinave dhe një afat më të shpejtë të prodhimit të modelit të ri sedan.

Tesla deklaroi se modeli 3 sedan ishte makina më e shitur në SHBA, matur nga të ardhurat dhe e pesta më e madhe, matur në terma të volumit. Kompania publikoi të ardhura neto prej 311 milionë dollarë, apo 1.75 dollarë për aksion. Ky ishte tremujori i tretë që Tesla rezulton në fitim, ndërkohë që në të njëjtën periudhë një vit më parë, pati një humbje prej 520 milionë dollarë.

Elon Musk deklaroi se kompania do t’i rikthehet fitimeve të qëndrueshme, pasi ka treguar 3 tremujorë radhazi të rritjes, që kur u listua në bursë në vitin 2010. Kompania bëri të ditur se shkalla e prodhimit do të përmirësohet, duke theksuar se numri i orëve të punës për të ndërtuar modelin 3, ka rënë me 30% brenda tremujorit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Politikë

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Nga Indrit Hoxha:  -"Ishte SPAÇ, u be SPAK."