McLaren ka zbuluar në Londër atë që thuhet se është makina më e fuqishme dhe më e shpejtë e kësaj marke.
Bëhet fjalë për McLaren Speedtail, që ka një shpejtësi maksimale prej 402 km/h. Sipas McLaren-it, kjo makinë është në gjendje që të shkojë nga 0 në 300 km/h vetëm për 12,8 sekonda, rreth 4 sekonda më shpejt sesa McLaren P1.
Nëse kishit ndërmend që ta blinit një Speedtail, jeni pa fat. McLaren-i ka prodhuar vetëm 106 makina të tilla dhe që të gjitha janë porositur. Por, sa për ta ditur, kjo makinë kushtonte 2 milionë euro.