A është paga minimale zyrtare tepër e lartë në Shqipëri?

Diel, 15 Prill 2018 18:51

Fondi Monetar Ndërkombëtar sugjeroi dhjetorin e kaluar se paga minimale zyrtare në Shqipëri mund të ketë nevojë të rishikohet për të ndihmuar punësimin e njerëzve të pakualifikuar, punëtorëve me kohë të pjesshme apo të rinjve. Banka Botërore u bashkua të mërkurën me të njëjtin konkluzion, kur sugjeroi se paga minimale në Shqipëri, aktualisht 24 mijë lekë bruto dhe afro 20 mijë lekë neto në muaj, është “relativisht e lartë” dhe si e tillë pengon punësimin e punëtorëve të rinj apo të pakualifikuar, ose shtyn punësime të tilla drejt informalitetit.

Paga minimale zyrtare është një detyrim ligjor që punëdhënësit e kanë ndaj punëmarrësve dhe autoriteteve fiskale. Ajo është shpikur si një lloj kompromisi social në shekullin e njëzetë, sipas të cilit, punëdhënësit nuk duhet të ofronin një pagë më të ulët se sa ajo që konsiderohej moralisht e pranueshme pavarësisht kushteve momentale të kërkesë-ofertës në tregun e punës.

Ekonomistët dhe joekonomistët kanë debatuar vazhdimisht të mirat dhe të këqijat e pagës minimale, si në terma të përfitimit ekonomik ashtu edhe në terma të mirëqenies shoqërore.

Aktualisht në Shqipëri shumica dërrmuese e të punësuarve kanë pagë pranë ose fare pak më të lartë se sa paga minimale zyrtare. Përgjatë dekadës së fundit, qeveritë e ndryshme e kanë gjetur rritjen e pagës minimale si një mënyrë të lehtë për të rritur të ardhurat e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, shkruan reporter.al. Për shkak se për çdo të punësuar nevojiten të paguhen sigurime shoqërore së paku mbi pagën minimale zyrtare, kur qeveria e rrit këtë pagë me, fjala vjen, 10%, rrit në të njëjtën masë edhe detyrimet e biznesit dhe të të vetëpunësuarve për kontribute.

Por rritja e vazhdueshme e pagës minimale duket se nuk ka reflektuar gjendjen ekonomike të vendit së paku gjatë dekadës së fundit. Gjatë kësaj dekade, pagat në ekonomi janë rritur shumë pak ose kanë mbetur në stanjacion, ndërsa barra fiskale mbi pagat minimale është rritur. Produktiviteti në punë i një punëtori në Shqipëri nuk është rritur shumë gjatë kësaj periudhe, aludohet pjesërisht për shkak se punëtorët më të aftë kanë emigruar duke lënë pas vetëm punëtorët më pak të aftë. Por ndërsa ekonomia ka ecur keq dhe pagat nuk janë rritur, barra fiskale, veçanërisht mbi punëtorët me paga të ulëta është rritur. Paga minimale zyrtare ishte 20 mijë lekë më 2013 ndërsa është rritur me 20% gjatë këtyre viteve. Në të njëjtën periudhë, paga mesatare në ekonomi ka mbetur në stanjacion rreth kuotës 45 mijë lekë në muaj.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, pesha e pagës minimale të lartë sakaq ka dhënë shenja se po pengon konkurrueshmërinë e vendit në disa sektorë kyçë të eksporteve si veshjet dhe këpucët. Ndërkohë që pasja e një page minimale në masën 24 mijë lekë bruto nuk reflekton realitetin ekonomik në të gjithë territorin e vendit. Ndërsa kjo është një pakë tepër e ulët në qendrat kryesore urbane të vendit si Tiranë apo Durrës, është një pagë e konsiderueshme në zonat e varfra të vendit si Berat, Dibër apo Kukës si dhe në zonat rurale.

Legjislacioni tatimor shqiptar nuk lejon shumë hapësira për punësim të njerëzve me kohë të pjesshme. Gjithashtu, legjislacioni nuk njeh mundësinë për punësim me pagë të pjesshme për punëtorët në proces kualifikimi. Në mungesë të këtyre politikave, punësimi informal pa taksa ose mbajtja e një numri punëtorësh përtej javës ligjore 40 orëshe të punës apo mosnjohja e ditëve të pushimit zyrtar është zgjidhja që gjejnë shumë biznese për të kompensuar barrën e lartë të pagës minimale.

“Rishikimi i politikave të pagës minimale fiskale për të rinjtë, punëtorët e pakualifikuar dhe punëtorët me kohë të pjesshme mund të ndihmojë të reduktojë informalitetin, i cili mbetet i lartë në Shqipëri,” thuhet në raportin e fundit të FMN të publikuar dhjetorin e kaluar.

“Papunësia do të mbetet e lartë në vazhdimësi nëse qeveria nuk trajton si problemin e mospërputhjes së aftësive mes punëtorëve dhe nevojave të biznesit si dhe organizimeve institucionale të tregut të punës, në veçanti nivelin relativish të lartë të pagës minimale, e cila po funksionin si disincentivë për punësimin e njerëzve me aftësi të pakëta dhe të të rinjve,” thuhet në raportin e publikuar të mërkurën nga Banka Botërore.

Aktualisht në Shqipëri ka vetëm 606 mijë të punësuar me sigurime shoqërore nga një popullsi në moshë pune (15-64 vjeç) prej gati 2 milionë vetësh. Një pjesë e 1.4 milionëve që nuk janë të punësuar në sektorin formal jobujqësor janë studentë, njerëz me aftësi të kufizuar apo njerëz me papunësi vullnetare apo të vetëpunësuar në bujqësi. Megjithatë, FMN dhe BB gjykon se një pjesë jo e vogël e kësaj popullsie ka gjetur forma punësimi me të ardhura shumë të ulëta, të tilla që përballimi i pagesës së plotë të sigurimeve shoqërore e shëndetësore është e pamundur.

FMN dhe BB mundet që të kenë të drejtë në arsyetimin se paga minimale zyrtare është rritur më shumë se sa ekonomia shqiptare gjatë vitit të fundit. Problemi është se kjo pagë minimale është rrallë herë e imponuar në zbatim në marrëdhëniet mes punëdhënësve dhe punëmarrësve. Në Shqipëri nuk ka praktika të masave shtrënguese mbi punëdhënësit në rast se këta të fundit refuzojnë të paguajnë pagën minimale. Në shumë raste, punëtorët ankohen se punëdhënësit i derdhin në bankë 20 mijë lekë pagë minimale neto dhe i kërkojnë pas 5 mijë lekë. Në anën tjetër, praktika e pagimit të pagave pjesërisht në bankë dhe pjesërisht në arkë, për të fshehur derdhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore, vijon të jetë e pranishme, duke e bërë pagën minimale një tregues jo shumë domethënës për gjendjen e produktivitetit dhe konkurrueshmërisë në vend. Nuk është e qartë se sa masive janë të dyja fenomenet, pagesa e punëtorit me pagë më të ulët se sa detyrimi ligjor dhe pagesa joformale me pagë më të lartë. Ajo që dihet është që paga minimale nuk ka funksionuar ndonjëherë në Shqipëri si masë mbrojtjeje shoqërore, por ka funksionuar si një tatim afrofe për efekt të sigurimeve shoqërore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...