Pa njoftime zyrtare, mesazhe publike apo deklarata në shtyp, Rihanna ka njoftuar në Instagram që albumi i saj i ardhshëm do të publikohet në 2019-ën.
Ndaj pyetjes për datën e daljes së albumit, ylli i muzikës Pop është përgjigjur duke shkruar vetëm vitin “2019”. Asnjë e dhënë tjetër nuk është publikuar në lidhje me kohën e publikimit të albumit.
Disku do të dalë kështu tre vite në distancë nga albumi “Anti”. Po Rihanna, në një intervistë për Vogue përpara verës që kaloi, ka zbuluar se rryma e albumit të ri me të cilin po punon, do të ketë nuance Reggae.
Ndërsa producenti i saj historik, Kurt Harrell, ka bërë të ditur një angazhim në dy fronte të këngëtares se “Umbrella”. Aktualisht në fakt Rihanna po punon për dy disqe, një me këngë të llojit komercial dhe një eksperimental, dhe po mendohet për të publikuar dy disqe të ndryshëm, nëse këngët nuk do kombinojnë sintonikisht në të njëjtin album.