Që prej korrikut të vitit 2018, këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku u bënë prindër të një vajze.
Xhensila e ka treguar gjithmonë që Ajka është pika e saj e dobët dhe këtë gjë e ka treguar edhe së fundmi.
Në një intervistë për ‘Mirage’, Xhensila ka folur për periudhën e shtatzënisë dhe për pritjen e Ajkës.
“Periudha e shtatzënisë ka qenë një kureshtje e madhe. Kureshtje e madhe se si do jetë engjëlli, kureshtje e madhe se si do jem unë si nënë, por gjithçka rrodhi natyrshëm.
U përshtata shumë shpejt dhe në momentin që e kisha në krahë kuptova që asgjë nuk paska më shumë rëndësi sesa krijesa që unë solla në jetë, mrekullia që unë solla në jetë”, u shpreh Xhensila, ndërsa ndaloi për një çast dhe u përlot teksa fliste për vajzën.
“Për mua lind dielli dy herë në ditë. Momenti kur lind dielli dhe momenti kur engjëlli im hap sytë”, tha këngëtarja.