Këngëtarja e njohur Miley Cyrus, i befasoi të gjithë kur u martua në një ceremoni të fshehtë dhe mjaft të rezervuar me aktorin australian Liam Hemsworth.
Më 23 dhjetor ata i dhanë fund beqarisë, pas një lidhje disa vjeçare mes tyre dhe pas disa ndarjeve.
Por Miley spikati me thjeshtësinë e saj në dasmë, qoftë me fustanin sateni, make up, por edhe flokët.
Për ditën e saj të shënuar 26-vjeçarja kishte zgjedhur një fustan elegant të stilistes Vivienne Westwood.
Bëhet fjalë për një fustan prej 7500 euro, dhe duhet thënë se nuk është kursyer aspak në zgjedhjen e saj.
Ndërkohë Liam, u shfaq me një kostum elegant me kravatë, ndërkohë që kishte veshur atlete në vend të këpucëve.