Kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme dominojnë në të gjithë vendin. Për pasojë do të gjenerohen reshje shiu e dëbore më të dukshme në Veri dhe Veriperëndim. Pasditja dhe nata sjellë përmirësim të motit ku do të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten sërish duke u luhatur nga 0 °C në zonat malore deri në 16 °C mesdita në Jugperëndim të Shqipërisë. Era do fryjë mesatare në Veri dhe deri e fortë në Jug me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Juglindor duke gjeneruar në det dallgëzim mbi 4 ballë.