Sot moti do të mbetet me diell dhe kalime të pakta të vranësirave me prani të mjegullës përgjatë luginave të lumenjve dhe liqeneve. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale deri në 8 -15 m/sek në bregdet. Dallgëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 – 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje .
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore -2/10C
Zonat e ulëta 2/16°C
Zonat bregdetare 6/17°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari