×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Aplikimi i TVSH-së për herë të parë tek biznesi i vogël, rrezikohen 50 mijë subjekte

Hënë, 16 Prill 2018 18:12

Nga 1 prilli, të gjithë bizneset me xhiro vjetore mbi 2 milionë lekë, janë përfshirë në skemën e TVSH-së, me vendim të marë nga qeveria.

Në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar tashmë janë shtuar edhe 11.500 biznese të vogla, gjë që ndodh për herë të parë, në përputhje me ligjin e ri, të përfshirë në Paketën Fiskale 2018.

Qeveria, me këtë vendim të ri, vendosi që, nga 5 milionë lekë xhiro vjetore, që ishte më parë, tani edhe bizneset që realizojnë vetëm 2 milionë lekë xhiro qarkulluese të paguajnë TVSH-në 20% në mallrat që shesin.

Për bizneset e vogla, ky vendim do të rrisë barrën fiskale si dhe do ti çojë ata drejt falimentimit.

Madje, ata thonë, se ky vendim rrit shpenzimet e biznesit të vogël, rrit çmimin e produkteve që tregtohen prej tyre, si dhe favorizon monopolet dhe ul konkurencën e biznesit në krahasim me vendet e tjera të rajonit.

Ky vendim i marë, që tashmë nga 1 prilli ka nisur së zbatuari, është kundërshtuar nga Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm që paralajmëron, jo vetëm falimentim të një pjesë të këtyre subjekteve, por edhe rritje të çmimeve nga ata që do të vazhdojnë t’i hapur qepenat.

Sipas kreut të Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të mesëm, Albert Nasto, parashikohet që vendimi të shkaktojë një “tërmet” në radhën e bizneseve, ku më shumë se 50 mijë biznese pritet që të mbyllen brenda vitit 2018.

Nasto sqaron, se kjo skemë e vendosur nga qeveria është kritikuar edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore, ndërkohë që nuk zbatohet në asnjë nga 26 vendet e Bashkimit Europian.

Risqet e paralajmëruara hidhen poshtë nga administrata tatimore, e cila deklaron se bizneset e vogla nuk kanë rritje kostosh. Madje, për t’i mësuar që të plotësojnë librat e blerjeve, shitjeve dhe deklaratën e TVSH-së, Tatimet po iu ofrojnë bizneseve trainime.

Duke u përfshirë në TVSH, këta tatimpagues ngarkohen tani me detyrimin që të fillojnë të mbajnë inventar, të marrin faturë tatimore për çdo blerje që bëjnë nga shitësit me shumicë apo prodhuesit direkt, si dhe të fiskalizojnë kasën.

Por, ekspertët parashikojnë, se nga aplikimi i TVSH-së do të largohen nga Shqipëria 68% e bizneseve, rreth 78% e tyre do marin gjoba, 64% e tyre do shkurtojnë numrin e të punësuarve.

Duke u bazuar në këto të dhëna, biznesi i është drejtuar me kërkesë Këshillit të Ministrave, që të anullojë këtë vendim, të përmirësojë klimën e të bërit biznes, eliminimin e kontrolleve të herëpashershme, si dhe rimbursimin e kasave fiskale, për të gjtihë biznesin i cili nuk ka përfituar nga ligji i parë për rimbursim.

Xhiroja mesatare e një biznesi të vogël në Shqipëri është rreth 3 milionë lekë në vit. Të dhënat më të fundit nga anketa e ndërmarrjeve e Instat-it, që i takojnë vitit 2016, tregojnë se në Shqipëri janë afro 97 mijë biznese me një deri në katër të punësuar. Të gjitha së bashku, sipas të dhënave të anketimit, këto biznese kanë realizuar një xhiro prej afro 287 miliardë lekësh.

Të dhënat tregojnë, se në tre muajt e parë të vitit është konstatuar se kanë kaluar në status pasiv 3.652 biznese. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ka një rritje të ndjeshme me 45% të subjekteve të mbyllura. Në tre muajt e parë të një viti më parë, numri i subjekteve të mbyllura ishte 2.523. Ndërsa, në krahasim me tre muajt e parë të 2016-s, numri i subjekteve që kanë kaluar në pasivitet është dyfishuar.

Këto të dhëna, sipas ekspertëve, faktojnë, se biznesit të vogël po i shkaktohet një dëm shumë i madh, duke i çuar ata drejt falimentimit.

Dorian Teliti, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave në kohën kur në qeveri ishin demokratët, thotë, se rritja e numrit të bizneseve të mbyllura lidhet me uljen e pragut të TVSH-së, nga 5 në 2 milionë lekë.

Përfshijrjen e biznesit në TVSH, Teliti e konsideron si shkatërruese për biznesin e vogël, madje, ai nuk heziton të pranojë gabimin e bërë gjatë qeverisjes së Partisë Demorkatike, për uljen nga 8 në 5 milion lekë, të pragut të TVSH-së.

Teliti arsyeton, se me këtë vendim, qeveria nuk mbledh më shumë të ardhura, por përkundrazi, madje, ai shprehet se dikasteret qëndrore duhet të intensifikojnë punën e tyre tek biznesi i madh.

Ulja e vlerës së xhiros vjetore nga 8 në 5 milion, Partia Demokratike thotë, se ishte një gabim i qeverisjes së saj, por, ulja e këtij tavani në 2 milionë lekë, është shkatërruese për biznesin e vogël dhe atë të mesëm.

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Edmond Spaho, shkon edhe më tej, kur thotë, se ky vendim i marë nga qeveria ka një prapavijë të qartë që lidhet me dhënien me koncension të faturave që do lëshohen nga bizneset.

Spaho thotë, se sapo Partia Demorkatike të vijë në pushtet, në skemën e TVSH-së do të jenë të përfshira vetëm bizneset që kanë xhiro 12 milion lekë.

Sipas tij, ky vendim është konsultuar edhe me ekspertët e fushës, por është një praktikë ndërkombëtare që e ndihmon realisht biznesin, por edhe buxhetin e shtetit.

Aktualisht, biznesi i vogël ka 36 taksa, ndërsa i janë rritur edhe taksat lokale për vetë faktin e ëprfshirjes së skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

Qeveria pretendon se do të fitojë rreth 12 milionë euro më shumë, si dhe do forcojë luftën kundër evazionit fiskal.

Sipas statistikave, në 4 vitet e fundit janë mbyllur në gjithë vendin 80 mijë biznese të vogla dhe të mesme. Kanë qenë 196 mijë biznese ndërsa sot numërohen 108 mijë biznese.

Ekspertët kanë parashikuar, se në vitin 2018, në 6-mujorin e parë mund të mbyllen rreth 25 mijë biznese dhe deri në fund të 2018 do të mbyllen 50 mijë biznese.

Ndër shkaqet e mbylljes së biznese renditen, taksat e larta, cmimi i energjisë, karburantit, rënia e fuqisë blerëse, korrupsioni, klima e rendit dhe sigurisë, gjobat e shpeshta dhe ndryshimet e shpeshta ligjore.

Modifikuar më Hënë, 16 Prill 2018 18:13

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...