Pas më shumë se 4 muajsh hetime, policia franceze ka mundur që të zbardhë vrasjen e një shqiptari ndodhur më 2 Dhjetor 2017 në Haute-Savoie.
Siç bëjnë me dije mediat franceze, autori i dyshuar i kësaj ngjarje është një përdorues heroine, ndërsa mësohet se motivi i vrasjes ka qenë nevoja e tij për heroinë.
Ai nuk kishte para për të blerë heroinën dhe për këtë ka shkuar tek shqiptarët, që ishin trafikantë droge, të cilët i ka qëlluar me armë.
Si pasojë e plumbave ka mbetur i vrarë njëri prej shqiptarëve, ndërsa tjetri u plagos.
Mediat franceze kanë raportuar se shqiptarët ishin trafikantë të njohur të heroinës, pasi shisnin heroinë të pastër që kushtonte rreth 80 Euro për gram. /55News.al/